• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Biskota sable

Biskotat sable e kanë origjinën nga Sable-sur-Sarthe, në Francën veri-lindore dhe receta e tyre është 300 vjeçare. Fjala ‘sable’ është një term që përdorej nga bukëpjekësit francezë dhe i referohet cilësisë së përzierjes para se të shtohet veza. Lexoni hapat e recetës sipas chefit dhe përgatisni shumë shpejt këto biskota të shijshme franceze!

 

Përbërësit

300 gr miell

100 gr sheqer pluhur

200 gr gjalpë

1 vezë

1 bishtajë vanilje

1 lëkurë portokalli

Udhëzimet

Hapi 1Hedhim në mikser sheqerin, gjalpin, vaniljen, portokallin dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë uniforme.

Hapi 2Shtojmë miellin dhe vezën dhe e vazhdojmë përzierjen për 2 minuta.

Hapi 3Pasi brumi të jetë gati, e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e hapim brumin në forma sipas dëshirës dhe i pjekim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 170 gradë për 8 minuta.

 

CLOSE
CLOSE