• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Receta e preferuar brownie e Victoria Beckham (Si të gjitha ne edhe ajo qenka e varur nga çokollata)

Tani që e morëm vesh se brownie është keku i preferuar i Victoria Beckham, mundemi ta gatuajmë sa herë të duam dhe të mos ndihemi fare në faj për teprime pasi vajza e famshme e “Spice Girls” nuk ka në trup asnjë gram të tepërt.

Victoria ka pohuar se ky kek është ai që gatuan më shpesh për familjen e saj.

Gatimi i brownie-t mund të jetë shpesh sfidues edhe për më zonjat në kuzhinë, por me këtë recetë të Vikit edhe amatoret mund të mburren para miqve të tyre.

Për kekun “alla Victoria” ju duhet; 230 g gjalpë, 400 g sheqer, 45 g kakao, 4 vezë të mëdha, 4 g ekstrakt vanilje, 170 g miell, 2 g pluhur pjekje, 3 g kripë.

Para se të nisni të bëni kekun, sigurohuni që të ndizni paraprakisht furrën në 180 gradë.

Niseni duke përzier gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe kakaon. Shtoni vezët pasi i keni rrahur lehtë dhe vaniljen, duke i trazuar derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën. Trazoni miellin dhe përbërësit e tjerë dhe shtoni kakaon. Hidheni në një tavë 20 X 30 pasi keni shtruar letër kuzhine poshtë dhe piqeni për  20-25 minuta. Dhe pastaj mund ta shijoni si të doni dhe kur të doni,/revistawho.com