Tërshëra është një nga produktet më të vlerësuara sot nga mjekë e dietologë në mbarë botën. Thuhet se tërshëra është kultivuar rreth para 4000 vitesh, por në Europë kultivimi i saj ka filluar 3000 vjet më parë.
Frytet e tërshërës janë relativisht të pasuara me lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (14%), zink, fosfot, magnez, kalcium, Vitamina B1, B2, A dhe E.
Mielli i tërshërës është antioksidues, një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijët dhe nënat më fëmijë në gji e që kanë mungesë të qumështit.
Tërshëra gjithashtu ul presionin e gjakut, qetëson sistemin nervor, trajton probleme të lëkurës, përdoret për kura dietike, etj.
Receta
Përbërësit:
250 gr tërshërë (e bluar)
200 gr miell (normal)
250 gr sheqer kaf
250 gr gjalp
2 kokrra vezë
100 gr arrë kokosi (e preferueshme e freskët)
Pak kanellë
Fryrës për ëmbëlsirat
Sasia e sheqerit dhe gjalpit rrihet mirë me tel kuzhine derisa masa të ndryshojë ngjyrë. Hidhini vezët, majanë dhe vazhdoni të përzieni. Shtoni miellin dhe në fund tërshërën dhe arrën e kokosit të grirë.
Furra duhet të jetë ngrohur të paktën 20 minuta më parë në temperaturën 150-180 gradë. Sekreti i kësaj recete qëndron tek pjekja e biskotave. Kujdes, ato duhet të lihen të piqen për 15-20 minuta. Sapo të ndryshojnë ngjyrë tava duhet nxjerrë nga furra. Pasi të jenë ftohur mirë, mund t’i shijoni.
Ju beftë mirë!
Thënie:
Unë ha shumë sallatë, pak mish dhe mjaft fruta. Kjo është e gjitha. Por më pëlqejnë të ëmblat.
Sofia Loren