Rebel Wilson është shprehur se ajo vendosi të shtonte në peshë dhe ta përdorte trupin e saj të mbushur për të qënë pjesë e Hollywood. Aktorja australiane, e cila është tepër e famshme për rolin si Fat Amy në filmin “Pitch Perfect”, ka treguar se si i përdori përmasat e saj trupore për të krijuar sa më shumë të qeshura në karrierën e saj. Në një intervistë të dhënë për revistën britanike “Daily Telegraph”, ajo kujton kohën kur do të luante rolin e saj të parë, përkrah një vajze të shëndoshë. “Mendova me veten time se kjo vajzë do krijonte shumë të qeshura dhe e kishte më të lehtë se mua. Kjo nuk kishte lidhje fare se kush ishte më e talentuar”, ka thënë ajo. “U mendova gjatë dhe arrita në konkluzionin se ajo ishte më e famshme sepse ishte më e shëndoshë. Dhe vendosa, si mund të krijoja më shumë të qeshura… duke u shëndoshur. Dhe papritur u shëndosha dhe tani luaj në filmat komik, duke krijuar shumë të qeshura”.