Sonia Ben Ammar, e cila është përfolur si e dashura e re e djalit të madh të Victoria dhe David Bechkam, shihet gjithnjë e më pranë 16 vjeçarit.
Aktorja franceze e cila ka të njejtën moshë me Brooklyn, është fotografuar duke përkedhelur fytyrën e tij, teksa të dy kanë shkuar në koncert në Hollywood Bowl.
Ata janë fotografuar teksa presin në radhë për në koncert, dhe një punonjëse e sigurisë lajmëron kolegët për personat VIP. Për koinçidencë, në atë koncert ishte dhe ish e dashura e Brooklyn, Chloe Grace Moretz.