Modelja shqiptare, Rashel Kolaneci, prej kohësh e ka shfaqur hapur pasionin e saj për sportin. Kohët e fundit ajo është bërë pjesë e ‘Proçesi sportiv’, ku është shprehur se është tifoze e flaktë e Skëndërbeut, kjo për shkak edhe të origjinës së saj nga Korça. Dje skuadra e Skëndërbeut luante ndeshjen e fundit të Europa League dhe korçarët u mundën vetëm në fund të takimit. Rashel ka mbetur e zhgënjyer nga gjykimi, i cili dukshëm ishte në favor të skuadrës së Young Boys. “Dhimbje pafund që ndeshja e një kompeticioni kaq të rëndësishëm, Europa League, shkatërrohet nga faktorë që sporti dhe arti i ka tejkaluar prej kohësh. Sot Skënderbeu ndjeu peshën e rëndë të përkatësisë shtetërore. Në fillim u mohua lëvizja e lirë e futbollistëve, duke mos lejuar sulmuesin të shkojë në Zvicër, pastaj arbitri prishi akoma me ekuilibrat e lojës. Fiksimi i tij patologjik që çdo lëvizje të korçarëve e konsideronte të gabuar helmatisi shijen sportive të çdokujt që ndjek futbollin. SKËNDERBEU ËSHTË LEGJENDË DHE NUK MUND TË ZBRAPSET NGA INDIVIDË ANTISPORTIVË”, shkruan ajo.