Eni Vasili pati të ftuar në studion e saj kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe padashur ai zbuloi gjithçka për shtatzëninë e saj.
“Së pari, më vjen mirë që të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht të të uroja për pritjen. Të pata zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që i ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira. Nuk është sekret apo jo, është diçka që e ke thënë?”, shprehet Rama dhe Eni u detyrua të pranojë se është e vërtetë, por lajmi është publikuar nga mediat ajo ende nuk kishte folur.
“Jo, është diçka që e ka thënë Panorama, por është e vërtetë. Po e konfirmoj unë vetë tani. Është zyrtarisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për këtë,” u shpreh Eni.
E ku më mirë se në studion e saj mund ta pranonte këtë lajm gazetarja.revistawho.com