• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Qukat nuk përbëjnë problem për Jennifer Aniston, aktorja shfaqet ujë e sapun në kopertinë

Mosha nuk e tremb aktoren hollivudiane Jennifer Aniston. Edhe pse 50 vjeç, ajo është më komode se kurrë me lëkurën e saj dhe këtë e vërtetoi duke vendosur makeup minimal në mënyrë që qukat e saj të dilnin në pah në fotografinë e cover-it për revistën “Instyle”. Aktorja ka quka rreth hundës dhe poshtë syve të saj të cilat dukeshin qartazi në këtë foto duke e bërë pamjen e saj më natyrale se kurrë.
Kohët e fundit aktorja ka treguar shpesh se plakja nuk është proces që e tremb, përkundrazi ajo u shpreh se kujdeset në mënyrë intesive për lëkurën e saj dhe do vazhdoj ta bëjë për shumë vite të tjera, duke dhënë mesazhin se kujdesi për fytyrën është mjaft i rëndësishëm, por procesi i plakjes duhet të pranohet nga të gjithë.