• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Quiz/ Pjesa e parë që lani kur bëni dush tregon shumë për personalitetin tuaj

Rutina e mëngjesit fillon me një dush të ngrohtë. Mënyra se si njerëzit lahen nuk është e njëjtë dhe ajo ndryshon nga një person tek një tjetër. Nëse e keni vënë re nga vetja, ju nisni të bëni dush gjithmonë nga e njëjta pjesë e trupit. Kjo gjë tregon shumë për personalitetit tuaj. Më poshtë po ju zbulojmë çfarë nënkupton secila.

Nëse lani fytyrën të parën kjo do të thotë që ju kujdeseni shumë mirë për veten tuaj dhe pamja e jashtme ka shumë rëndësi. Ju doni të dukeni maksimalisht mirë para të tjerëve dhe dëshironi që defektet t’i vini re vetë para së t’jua thonë të tjerët.


Nëse kujdeseni që të lani këmbët të parat kjo tregon se ju jeni njeri me bindje të plota. Këmbët shprehin vullnet dhe forcë prandaj ju nuk keni frikë që të shprehni mendimet tuaja.

Nëse si fillim lani pjesën intime, kjo tregon se ju jeni një person i turpshëm. Ju e quani veten inferiorë dhe keni vetëbesim të ulët. Nuk ju jepet shumë vëmendje në grupet shoqërore, megjithatë ata që ju njohin nga afër do të thonë se jeni personi më i sinqertë në tokë.

Nëse lani të parën kokën dhe flokët kjo tregon se ju jeni një njeri i fiksuar pas disiplinës. Pjesa më e lartë e trupit tuaj në përgjithësi nënkupton forcën dhe larja e saj së pari tregon që ju keni një opinion të fortë për gjithçka dhe ju besoni se jeni praktikë. Ju gjithashtu menaxhoni kohën shumë mirë dhe jeni të njohur për përpikëmërinë tuaj. Shpesh vendosni trurin mbi pasurinë./revistawho.com