• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Qeshnim pa e ditur se ç’na priste”, Manjola Nallbani kthehet pas në kohë me këto kujtime nga Londra

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është kthyer pas në kohë me disa postime, në të cilat shfaqet mjaft e qeshur pak javë para shpërthimit të epidemisë ‘Covid-19’. Ajo ka treguar se ndodhej në Londër duke shijuar ditët atje.

“Londër. Pak javë para se kinezët të hanin atë supën e lakuriqit dhe qeshnim pa e ditur ç’na priste. Prapë dhe sot qeshim e kur të dalim nga kjo do na shijojë më shumë e qeshura e çdo gjë tjetër”, ka shkruar Nallbani krah postomeve ku përveç të qeshurës bie në sy dhe për ‘look-un’ e saj të kuruar deri në detaje.
Manjola ka ndarë momente të ndryshme gjatë këtyre ditëve duke treguar disa detaje nga qëndrimi i saj në shtëpi dhe kujdesi për më të dashurit e saj./revistawho.com