• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Që vajzat po braktisin takat, na bind një video e Loredanës

Mund të jetë edhe efekti i jetës që po bëjmë kohëve të fundit, kur s’ka më darka, dasma, evente, koncerte, teatro dhe po veshim aq shumë tuta e atlete. Por mund të jetë edhe një tendencë e gjatë e të bërit paqe me sportiven dhe komoditetin që vajzat po braktisin ‘takat stiletto’ e po bëjmë paqe çdo ditë e më shumë me atletët. A do ta kishim imagjinuar ca kohë më parë një dollap plot me atlete dhe tek tuk ndonjë palë këpucë me taka? Ka qenë historikisht e kundërta. Por nuk është më.

Ca shëtitje që na ka bërë Chiara Ferragni në gardërovën e saj na i kanë bërë të qartë që vajzat po e kthejnë soprtiven në klasike. Ja dhe gardaroba e Loredanës. Atlete të të gjitha modeleve, ngjyrave, formave, markave mbushin raftet plot. Dhe nëpër të ndonjë sandale élégante me takë. Loredana është repere. Kujt më shumë se asaj i shkon sportivja kokë e këmbë. Ama, edhe po të sfidonin një tjetër vajzë të njohur, do bindeshim se bota femërore nuk po e var më sigurinë tek gjatësia e takës së këpucës, tek të ndjerit seksi dhe elegante. Feminiliteti qëndron vetiu dhe mund të shfaqet pa pikë problemi edhe me atletet e sheshta dhe kostumin e pambuktë sportiv./ revistawho.com