• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Që prej ardhjes në jetë të Kroit, jeta e Bietës është si nëpër ëndrra…

Me një foto të vetme, Bieta ka përshkruar se si e ka bërë atë dhe Albanin të ndihet ardhja në jetë e Kroit. Autorja e “Ftesë në 5”, ka publikuar një foto artistike të Kroit, e teksa i është dashur të mendojë për fjalët shoqëruese ka shkruar: “Unë: Si nëpër ëndrra, ashtu siç na ka bërë  ardhja e Kroit në jetë, të ndihemi”.

Çfarë bie në sy menjëherë sapo sheh foton është edhe ngjashmëria e madhe e Kroit me Bietën, që duket se i ka huazuar mamit buzëqeshjen e ëmbël.

Bieta dhe Albani janë bërë prindër me Kroin rreth 4 vite më parë dhe kanë pohuar përherë se ardhja e tij në jetë i ka sjellë shumë lumturi dhe forcë marrëdhënies së tyre./revistawho.com