• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“Që nga ajo ditë nuk mund të këndoj më”, Jessie J tregon e përlotur sëmundjen që po i ndërpret karrierën

Jessie J është diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit. Këngëtarës kjo sëmundje po i ndikon edhe në karrierën e saj pasi tani nuk mund të këndojë më si më parë. Jessie ka postuar një video ku shfaqet e përlotur dhe flet rreth asaj që po kalon. Këngëtarja tregon se mjekët i kanë kërkuar që t’i dërgojë një video duke kënduar me qetësi dhe ajo kështu bën, duke na mbushur me trishtim dhe ne që e mbajmë mend për zërin e saj të fuqishëm.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I want Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem. Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, është shprehur Jessie J.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by J E S S I E J (@jessiej)