Shpesh herë e “kapim mat” veten tonë teksa mendojmë vazhdimisht për një ngjarje e cila ka ndodhur në të kaluarën. Edhe pse e dimë mjaft mirë se nuk kemi në dorë të ndryshojmë asgjë nga e kaluara, ne vazhdojmë të mendojmë për të duke zënë të tashme dhe të ardhmen tonë. Në mënyrë të vetdijshme ose jo është një fenomen që na ndodh të gjithëve. Ja cilat janë pesë pyetjet që duhet t’i bëni vetes tuaj për të mos qënë të varuar nga momentet e së kaluarës.
- Cilin moment po jetojë? Të kaluarën apo të tashmen?
Sigurisht që përgjigjia është ju po jetoni të tashme po mendja juaj të kaluarën. Të jetosh të kaluarën është vetëm burim depresioni. Psikologia Marcia Reynolds thotë: “Ju nuk mund ta detyroni veten tuaj, por ajo që keni në dorë është të njihni mundësitë e momentit për ti përmbushur ato në një të ardhme. Ju keni në dorë vetëm të ardhmen tuaj” Jeni në kërkim të një pune të re apo të nje aventure, mendojeni si një star të ri, por kurrë mos e bindni veten tuaj se ju jeni perfekt. Ju jeni njerëzorë dhe të gjithë njerëzorët gabojnë.
- A kam të njëjtat besime si dikur?
Kalimi I kohës dhe eksperiencat e ndryshme në mënyrë të pashmangshme ndryshojnë edhe besimet tona. Ju nuk I shihni gjërat njësoj si 2 vite më parë, ju keni ndryshuar. Atëherë pse duhet të vazhdoni të jeni i/e varuar nga diçka e cila nuk është më si më parë? Mendoni në lidhje me këtë, dhe ju do të vazhdoni të shihni përpara.
- A duhet të mësojë nga eksperienca e së kaluarës?
Ju nuk duhet të jetoni të tashmen duke menduar të kaluarën. Pyetja e vetme e cila do t’iu shërbejë për tu shkëputur tërësisht është : “A kam marrë eksperiencën e duhur nga e kaluara? Atëherë ka ardhur momenti të ekzekutojë atë çfarë unë kam mësuar”. Tani ju e dini mjaft mirë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo. Kështu që, kthejeni në favorin tuaj eksperiencat e së kaluarës dhe jo në penges për të ardhmen.
- Si më shërben e kaluara sot?
Falenderoni eksperiencat që ju ka dhëne e kaluara për atë që jeni sot. E ardhmja ju pret, kështu që merrni frymë thellë dhe jetoni të tashme ashtu si ju vjen, pa menduar si ishit, thjesht shijoni çdo moment i cili do të jetë i vlefshëm për atë që dëshironi të ndërtoni në të ardhmen.