Një nga gjërat më të vështira në jetë është rindërtimi i marrëdhënies pas një tradhtie. Nëse partneri apo partnerja është i pakënaqur qoftë nga jeta seksuale, qoftë nga sjellja e atij që ka në krah, ai/ajo nxitet të krijojë një tjetër lidhje paralele, e cila dëmton rëndë lidhjen ekzistuese, duke e çuar deri në prishje.
Por a i duhet dhënë fund menjëherë kësaj marrëdhënieje?
Pikë së pari, bëjini vetes tri pyetje:
A doni t’i përkushtoheni maksimalisht partnerit tuaj nëse arrini t’i besoni sërish?
Me pak fjalë, mësoni nëse ju ka mbetur sadopak admirim e respekt për të shpëtuar marrëdhënien. Tregohuni të sinqertë dhe përgjigjuni pyetjes: A bëni akoma qejf dhe shijoni kohën e lirë bashkë?
E keni lënë mënjanë urrejtjen, zemërimin e keqardhjen dhe jeni të gatshëm të ecni përpara?
Domethënë, e imagjinoni veten të lumtur përsëri krah tij/saj apo të lumtur përkrah dikujt tjetër?
Mund ta falni partnerin?
Kjo nuk do të thotë të pranoni veprimet e tij apo saj dhe as të lejoni që të ketë fuqi e ndikim te ju.
Nëse përgjigjja e të paktën një prej pyetjeve të mësipërme është “jo”, atëherë duhet të vraponi te partneri juaj për t’i kërkuar divorcin. Në fund të ditës, jeni ju që e dini çfarë doni të bëni me jetën tuaj e nëse martesa mund të mbijetojë.