• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Unë dhe Jakub jemi njerëz të minutës së fundit. Praaa, sot ikim nëëëë…

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Aferdita Dreshajt…

Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

Ahhh, gati për një weekend në plazh!

A të duket sikur fundjavave të verës gjithë Instagrami ikën në plazh kurse gjithë bota është në shtëpi?

Gjithmonë!!!

A është opsion për fundjavën tënde “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

Si fillim zgjimi në 10 nuk është më opsion se kemi nje alarm shumë të bukur në orën 8 të mëngjesit: baby Sky. Dhe kur zgjohet ai zgjohemi krejt dhe pimë kafe sa pi qumështin ai.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?

Varet nga pushimi dhe vendi.

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

Hmm ka shumë, por ndoshta do theksoja St. Barths.

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?

Nuk ka asnjë.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

Ohhhhh plazh plazh direkt.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?

Unë dhe Jakub të dy jemi njerëz të momentit të fundit. Është e enjte dhe më thotë: Nesër ikim për në…. Dhe fillojmë bëjmë valixhet.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

Gjithmonë.

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

Netflix./revistawho.com