Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Jasminës dhe Andit, një takim ky ku nuk munguan puthjet dhe përkëdheljet. Me takimin e tyre lanë të kuptohej se mes tyre ka lindur një ndjenjë e madje Andi tha se tani e tutje është vetëm për Jasminën në “Përputhen”. Në një moment Jasmina i hoqi pjesën e sipërme të veshjes së Andit dhe biseda vazhdoi me provokime.
“Sigurisht që më pëlqeu ajo deklarata e Andit, por e ka dhënë deklaratën në një moment që nuk duhet sepse situata u ftoh, ne u distancuam. Jam konfuze sepse nuk kanë ndryshuar ato që kanë ndodhur dhe as se si e shoh unë Andin”, tha ajo Jasmina në studio.