• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Puthje dhe shëtitje, kjo është karantina më e ëmbël e Camila-s dhe Shawn

Dyshja e njohur, Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë vendosur të karantinohen së bashku në Miami.

Çifti i këngëtarëve janë fotografuar duke shijuar një shëtitje bashkë dhe duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Mendes dhe Cabello nuk i kanë fshehur puthjet e tyre dhe në publik, duke treguar se nuk kanë pse ta ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

Ata kanë treguar me anë të postimeve në ‘Instagram’ se këto ditë i kanë shijuar duke parë seriale të ndryshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë kjo periudhë për dyshen, megjithatë duket se ata janë duke e shijuar në maksimum qëndrimin bashkë./revistawho.com