• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Puthja pasionante me Olta Gixharin, ja si e komenton Indrit Çobani 

Puthja pasionante e Indrit Çobanit me Olta Gixharin, si Andrej me Natashën, në shfaqjen “Tri Motrat”, në Teatrin Kombëtar ka sjellë dhe një herë në vëmendjen e mediave se si përjetohen puthjet skenike mes aktorëve. Për Indrit Çobanin, kjo është një marrëdhënie e tejkaluar tashmë. Ai bën në “Panorama Plus” një rrëfim të dyfishtë artistik, për veten dhe burrin rus të viteve ’900, pasi për të është hera e parë që intepreton një Çehov. “Mendoj që sot puthja në skenë nuk është më një stacion, ku jo të ndalosh, por as të ulësh shpejtësinë. E gjej një marrëdhënie të tejkaluar, jo vetëm prej aktorëve, por edhe prej publikut”¬ thotë ai gjatë intervistës. Çobani çmon ekspresivitetin si shumë të rëndësishëm për një aktor në skenë. “Kur luan, ti duhet të përqendrohesh te partneri, jo te vetvetja. Kjo është shumë, shumë e rëndësishme. Aktori në asnjë rast nuk duhet të mendojë se veprimi është ai, jo. Është gjithnjë tjetri. Prandaj ato momente kur dy aktorë e harrojnë veten dhe thellohen në atë çfarë po ndodh me tjetrin, janë momentet më të mira të shfaqjes. Për këtë partneri është shumë i rëndësishëm. Dhe jam shumë i kënaqur me partnerët e mi, me Olta Gixharin si partnerja kryesore, me Mehdi Malkën, Flaura Kuretën, Bujar Asqeriub, Elia Zaharian, Helidon Finon, Ola Hariza jn dhe të gjithë trupën..”- thotë ai. / Panorama