Mondelez International, firma ndërkombëtare amerikane në prodhimin e çokollatës, biskotave e karameleve ku furnizohen kompanitë e njohura Milka dhe Oreo, po kërkon një shijues çokollate. Pra një person që ka dëshirë të testojë dhe komentojë produktet e ëmbla. Kandidati duhet të dijë gjuhët dhe të dijë të punojë në skuadër por jo vetëm… Përveçse duhet të jetë një i apasionuar pas çokollatës, duhet të ketë aftësi të shkëlqyer shijimi, për të dalluar shije të ndryshme e për të dhënë më pas një përshkrim të siqertë mbi produktet para se ato të dalin në treg. E kush nuk do e donte një punë si kjo?!/ revistawho.com