• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Puna e parë fare e Albanit? Shitësi i vogël i çokollatave

Alban Skënderaj ishte i ftuar mes fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” dhe nuk munguan bisedat dhe pyetjet për çdo gjë rreth tij dhe familjes. Ama një nga detajet që pak e dinin ishte ai i punës së parë që ka bërë Albani.

“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje. Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin”, ka treguar ai.

Ai shtoi se ka punuar edhe infermier një periudhë.

“Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, shtoi më tej Albani./revistawho.com