• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Publikoi këngën e re, Era Istrefi befason me fjalët: Jam akoma në procese të ndërlikuara ligjore

Era Istrefi është rikthyer dje këngën e saj të re “No Maybes” në bashkëpunim Arash e Ilkay Snecan, por me sa duket ajo nuk k dashur që kjo këngë të publikohet.

Ajo ka zbuluar se kjo këngë është e vitit 2018 dhe aktualisht gjendet në frymë tjetër artistike.

Duket se publikimi në këtë formë lidhet as më shumë e as më pak se vetëm me problemet e kontratave të nënshkruara më herët.

‘Me mu lansu kangt mas 2 vjetve që i boj, përshembull kjo e fundit ‘No Mabes’ për mu nuk është e lehtë se tash jom n’tripa tjerë e valë tjetër e kom shumë sene ma ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu sene t’reja. Ishalla s’des pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse hala jam në procese shumë të ndërlikume ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kom arrit në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kom me e arritë’, shkruan Era në postimin e bërë. Ajo ka folur edhe më parë për këto probleme, duke shpjeguar se u zhduk për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale.