• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Publikohet videoja e rrallë e Beyonce, këngëtarja dhe vajza e saj ngjasojnë si dy pika uji

Nëna e Beyonce, Tina Lawson ka nxjerrë nga arkivat një video të shumë viteve më parë, kur këngëtarja ka qenë 5 vjeçe. Beyonce shihet duke kënduar e kërcyer dhe kuptohet qartë se talentin për muzikën e ka të lindur.

Por përveç kësaj, ajo që u ka rënë të gjithëve në sy është ngjashmëria që vajza e saj, Blue ka me të. Duke filluar nga çdo tipar i fytyrës dhe flokët, Beyonce dhe Blue duken si dy pika uji me njëra-tjetrën. Edhe dy miket e saj më të mira, Kelly Rowland dhe Gwyneth Paltrow nuk kanë ngurruar të vënë në dukje ngjashmërinë e tyre si nënë e bijë. /revistawho.com