Aksidenti i djeshëm i cili i mori jetën vajzës 3-vjeçare si dhe lëndoi një qytetare tjetër nga një shofer që ishte në gjendje të droguar, tronditi opinionin publik. “Panorama. al” ka publikuar një video që tregon momentet e para fill pas aksidentit, ku ambulanca sapo ka mbërritur dhe transporton trupin e pajetë të vogëlushes së ndjerë. Në video dëgjohen britmat e babait të vajzës 3-vjeçare.
http://www.dailymotion.com/video/x4doe6g_aksidenti-te-fresku-del-video-e-momenteve-te-para-ne-vendngjarje_news