• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Publikohet traileri i ri i ‘Keeping Up With The Kardashians’, fansat të acaruar: Po përdorni dhimbjen për famë

Disa orë më parë është publikuar traileri i shumëpritur i ‘reality show-t’ ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe siç ishte parashikuar, sezoni i ri është ndërtuar mbi dramën që pushtoi familjen pas tradhtisë së Tristan me Jordyn Woods. Në video shihet Khloe e cila qan dhe ankohet për ato që po përjeton. Duket qartë gjendja e keqe që ajo ka kaluar në disa skena ku edhe bërtet.

Sigurisht fansat në ‘Twitter’ kanë reaguar të parët për këtë çështje. Nga komentet për videon kanë dalluar shumë shprehje acarimi mes ndjekësve të rregullt. Sipas tyre, kjo dramë nuk duhej përdorur për publicitet, pasi është një dhimbje reale. “Asgjë nuk është private. Të gjithë janë duke folur për mua’, thuhet nga njerëzit që nuk ecin dot normalisht pa filmuar gjithçka. Anuloni show-n, boll u reklamuat tek ‘TMZ’ dhe do keni të gjithë privatësinë që doni”,-u shpreh një nga komentuesit.

Për pak ditë pritet të dalë premiera e sezonit të radhës së ‘KUWTK’, por pavarësisht gjithë reagimeve negative audienca pritet të jetë e lartë. / revistawho.com