Kylie Jenner është një prej personazheve më të përfolur në mediat botërore, si për pasurinë e saj por edhe për detaje që lidhen me jetën e saj private. Nënë e një vajze tashmë, lëkura e fytyrës së 20-vjeçares duket se nuk ka asnjë lidhje me imazhin që jemi mësuar të shohim me grim dhe photoshop.
Në rrjet po qarkullojnë disa foto të Kylie pa grim, ku ajo pothuajse nuk njihet nga qukat e shumta që ka në fytyrë. Pak kohë më parë, Kylie vendosi të hiqte silikonin që kishte në buzë, duke ju rikthyer formave të saj natyrale./revistawho.com