Një nga faqet më të ndjekura në rrjetin social “Instagram” është “Artistët shqiptarë” dhe jo më kot. Kjo faqe prej 7 vitesh mban të informuar ndjekësit me foto të artistëve, projektet e tyre të reja e lajme mbi ta.
“Artistët shqiptarë” sot ka arritur 600 mijë ndjekës, mes të cilëve janë edhe këngëtarë, aktorë, moderatorë e personazhe të tjerë të njohur.
Faqja poston në kohë reale foto dhe video që vijnë nga adresat personale të njerëzve publikë, të cilët nuk kursehen në like dhe komente, ndërkohë që stafi e mban faqen aktive duke hedhur shpesh kolazhe dhe pyetje që marrin përgjigjet e ndjekësve. Nëse doni një faqe me energji të mirë personazhesh të njohur, jeni një follow larg.