• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Pse Rovena ka ngelur ashtu siç e kemi parë ditën e parë?

E ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme Rovena Dilo na zbuloi më në fund sesi ia arrin të jetë në formë kaq të mirë fizike edhe pse vitet kalojnë. Këngëtarja tregoi se ajo ecën shumë, prej vitesh i ka hequr takat dhe zbuloi edhe disa sekrete të vogla për dietën e saj, ku nuk përfshihet buka.

“Unë fle shumë gjumë dhe e kam një nga armët e mia të forta. Mundohem të eci, lëviz shumë, i kam hequr takat, dy vitet e fundit mbaj vetëm atlete. Natën eci nga liqeni sepse nuk ka njerëz, në shtëpi bëj ndonjë ushtrim të vogël. Por është dhe pak genetike. Sa për ushqim, nuk e teproj, mundohem të ha pak. Bukë pothuajse nuk ha fare përveçse mëngjesit. Edhe fasulet i ha pa bukë. Po arrite ta shijosh gjellën pa bukë, nuk është ndonjë gjë e madhe. Pi shumë çajra, i ziu është i preferuari im”-tha Rovena.