Publiku e ka parë gjithmonë me syze ndaj dhe gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka vendosur t’i sqarojë të gjithë pse nuk ka vendosur t’i heqë deri më tani.
Ajo ka treguar me anë të një postimi se njerëzit e pyesin shpesh se pse nuk e korigjon numrin e syzeve me lazer.
Fiori ka pohuar se tashmë syzet i kanë marrë hije dhe se nuk i pëlqen vetja pa to.
Dardha ka shtuar se ndihet aq rehat me to sa nuk i ka hequr as ditën e dasmës.
Siç duket ky është një vendim i Fiorit për të cilin nuk ka se ç’të mendojë dy herë, pasi ndihet shumë mirë.
Kujtojmë se prej kohësh gazetarja drejton programin investigativ ‘Boom’ në ekranin e ‘Ora News’ së bashku me kolegen e saj, Rozana Radi./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCELq8knpxI/?igshid=1w1hf2a6y7neq