Luana Vjollca paska ditë feste sot, madje vetë ajo pranon se ndihet sikur ka ditëlindjen, e arsye për këtë janë bërë mesazhet e shumta në profilin në ‘Instagram’ që e urojnë me rastin e festës së puntorëve, 1 majit. Si fillim ajo ka publikuar një bisedë me një prej mikeshave të saj që i jep dhe emërtimin e veçantë.
Më tej i falenderon të gjithë urimet, e me një foto të vjetër ju uron edhe puntorëve të tjerë (si ajo) që këtë ditë e festojnë. Të gjithë nuk mund të jemi bletë puntore si Luana, ama një fjalë duhet t’ia dëgjojmë: Punoni fort dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat./revistawho.com