Kopertina e muajit shkurt e revistës së modës “Vogue”, ku pozojnë një grup modelesh me ngjyrë, ka ngjallur mjaft polemika. Sipas kryeredaktorit ganez të “British Vogue”, Edward Enninful, imazhet synojnë të nxjerrin në pah rritjen dhe ecurinë e modeleve afrikane, të cilat i japin formë industrisë. Por, nga ana tjetër, ky imazh ngre shumë pikëpyetje rreth ekzekutimit të kësaj kopertine të rëndësishme.
“Pse modelet e përshkruara në një tablo të errët, ndriçimi aq i errët deri në pikën sa janë pothuajse të padallueshme në një kopertinë që synon të ngrejë lart figurën e tyre? Pse ishin të veshura të gjitha me të zeza, duke krijuar idenë e një funerali dhe një pamjeje pothuajse të çuditshme, të botës tjetër?” Një element tjetër i kritikuar ka qenë fakti se gjatë pozimit, modelet mbajnë parukë.
“Shumë nga këto modele normalisht i mbajnë flokët e tyre natyralë dhe do të ishte bukur që kjo të reflektohej edhe në një kopertinë që promovon freskinë e bukurisë afrikane”. Për më tepër, ngjyra e lëkurës së modeleve dukej se ishte disa nuanca më e errët se toni i lëkurës së tyre normale. Fotografitë janë realizuar nga fotografi afro-brazilian, Rafael Pavarotti.
Imazhet e publikuara në revista të shumta me shkëlqim gjatë viteve janë në përputhje me stilin e tij vizual të paraqitjes së lëkurës me ngjyrë në një mënyrë ultra të errët./revistawho.com