• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!

Ke një mik, familjar, të afërm, partner – shigjetar? Atëherë je me fat! Dhe jua themi ne pse!

Shigjetari është shenja që përfaqëson lirinë prandaj nuk do të gjesh kurrë një Shigjetar mendjengushtë, të mbyllur në vetvete apo në ndonjë zyrë (për një kohë të gjatë). Ata e duan lirinë më shumë se çdokush tjetër e për këtë arsye do të vlersojnë edhe lirinë tuaj. Shigjetarët i gjenden pranë çdo njeriu që ka nevojë për to dhe duke pasur një logjikë të ftohtë, do t’iu japin këshillën më të mirë. E kur vjen puna te këshillat e mendimet, nga një Shigjetar do të dëgjoni vetëm të vërtetën, qoftë kjo e dhimbshme. Shigjetarët nuk dinë të bëjnë lajka apo t’iu bëjnë qejfin për sy e faqe. Ata janë të drejtpërdrejtë!

Nëse keni pranë vetes një Shigjetar, përgatituni të mësoni vende të reja ku nuk keni shkuar më parë, përgatituni të njihni njerëz të rinj dhe përgatituni për aventurë sepse kur vjen puna te kjo e fundit, ata janë gjithmonë gati, sidomos për ndonjë udhëtim të papritur të minutës së fundit.

Në vazhdim ju sjellim edhe disa nga personazhet e njohur shqiptarë që janë Shigjetar:

Erion Veliaj
Tayna
Iva Kalemi
Isida Mollaymeri
Einxhel Shkira
Kida
Miley Cyrus
Katie Holmes
Kim Basinger
Teri Hatcher