• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pse duhet të drejtohemi tek dermatologu për procedurat estetike?

Intervistë me Dr Dorina Hajro- Dermatovenerologe pranë klinikës Anassa

Një koncept i ri, modern mbi të bukurën

Doktoresha, kur pasioni kthehet në profesion?

Kur gjendesh pikërisht aty ku shkrihet arti me shkencën…dhe nuk është rastësi! Pasioni për të bukurën dhe vite të tëra studimi më kanë sjellë këtu ku jam sot. Është bukur kur sheh gëzimin dhe shpresën në sytë e një pacienti i cili sapo ka shpëtuar nga një kancer i lëkurës, kur një fëmije i kthen gjumin e qetë pasi e ke mjekuar për disa puçrra në trup, e habitshme se si një procedurë e cila merr vetëm pak minuta kohë, jo vetëm siguron një pamje më të re, më të freskët, por kthen buzëqeshjen, rrit vetëbesimin dhe performancën e individëve në jetën e përditshme.

-Cilat janë procedurat më të kërkuara kohëve të fundit dhe si e përzgjidhni kandidatin e duhur për një procedurë të caktuar?

Për fat të mirë, sot në të gjithë botën industria e dermoestetikës po orientohet gjithmonë e më tepër drejt proceduarve mini-invazive, të cilat kërkojnë shumë pak kohë për t’u kryer, rezultate maksimale dhe pacientët mund t’i rikthehen aktiviteteve të përditshme menjëherë. Në klnikën ‘Anassa’ gjenden aparaturat më moderne dhe më të sigurta, si dhe produktet më cilësore, të gjitha të aprovuara nga ‘FDA’. Ndër procedurat, të cilat kryej më shpesh sidomos në këtë stinë të vitit janë padyshim ‘fillers’ dhe ‘botox’ shoqëruar me trajtime rigjeneruese si mezoterapitë, ‘dermapen’ apo ‘peeling’. Procedura që do kryhet përzgjidhet në varësi të tipit të lëkurës që ka pacienti, moshës, problematikave specifike (akne, shenjat nga aknet, njollat, rrudhat etj) si edhe kërkesave të veçanta që mund të ketë ky pacient. Për moshat më të reja rekomandoj trajtime rigjeneruese, parandaluese, kurse për moshat pak më të vjetra qëllimi kryesor është rivendosja e volumeve të humbura me kohën si pasojë e procesit normal të plakjes dhe jo të krijojë diçka që në fakt nuk ka qenë kurrë aty.

-Pse është e rëndësishme që shëndetin e lëkurës sonë t’ia besojmë një mjeku dermatolog?

Jo vetëm shëndetin e lëkurës, por edhe të flokëve dhe thonjve. Mjeku dermatolog është i specializuar për të trajtuar një spektër të gjerë problematikash mjekësore, kirurgjikale dhe kozmetike. Ai është një njohës i mirë i anatomisë dhe biologjisë së lëkurës, pra është i vetmi i cili mund t’iu sigurojë një “bukuri të pastër”, me produkte jo-toksike, procedura të sigurta dhe mbi të gjitha është i vetmi i cili mund të menaxhojë komplikacione potenciale. Në kohët që jetojmë është shumë më e lehtë të marrësh informacion nga yjet e ‘Reality show’, ‘Youtubers’, reklamat e sponsorizuara, ‘Google’, po shumë e vështirë për të korrigjuar një punë të bërë keq. Mund të duhen muaj, madje vite për të ç’bërë një gabim të një dorë jo-profesioniste. Ose edhe më keq, ndonjëherë mund të jetë tepër vonë, si për shembull në rastet kur një njollë trajtohet sie  tillë nga estetiste ose mjekë jo të specializuar, por në fakt kemi të bëjmë me një kancer të lëkurës. Këtë e vlerëson vetëm një mjek dermatolog.

-Si mund ta zgjedhim dermatologun dhe klinikën në të cilën do shkojmë?

Dermatologu të cilin do të zgjidhni duhet të jetë i linçesuar nga urdhri i mjekut. Pyesni për trajnimet dhe certifikimin e tij sepse kjo tregon që ka aftësitë dhe eksperiencën e duhur për t’ju siguruar një trajtim efikas të sëmundjeve të caktuara. Caktoni një takim për të biseduar me mjekun dermatolog dhe vlerësoni komunikimin dhe kohën që ju përkushton, mos hezitoni të bëni sa më shumë pyetje.

Klinika të cilën do të zgjidhni duhet të ketë mjekë të specializuar, të cilët vazhdimisht trajnohen dhe certifikohen në kongreset dhe kurset më prestigjioze në botë, aparatura moderne, të sigurta dhe të aprovuara nga ‘FDA’ dhe produktet më cilësore në treg. Dhe nëse klinika që do të zgjidhni gjendet brenda një ambienti spitalor, si klinika ‘Anassa’, atëherë jeni në vendin e duhur.

-Çfarë ju dallon ju si dermatologe dhe klinikën në të cilën punoni?

Profesionalizmi. Në klinikën ‘Anassa’ jemi të orientuar drejt një koncepti të ri, modern mbi të bukurën. Trajtimet janë të personalizuara në varësi të nevojave të lëkurës se pacientëve, në bazë të një programi të hartuar posaçërisht për ta. Tek ne kryhen procedura rezultati i të cilave është i bazuar mbi evidencë shkencore. Nuk hezitojmë të themi jo, kur kërkesat bien ndesh me parimet tona. Qëllimi ynë është t’i bëjmë njerëzit të ndihen mirë me veten, të kenë një pamje më të re, më të freskët dhe në të njëjtën kohë të pranojnë individualitetin e tyre. Jemi kaq të lodhur nga “fytyrat sintetike”./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE