• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Protesta e qytetarëve të Kosovës tërheq vëmendjen e Besa Kokëdhimës: O Dardani, jeni më e mira jonë

Prishja e godinës së teatrit mëngjesin e ditës së sotme solli mjaft reagime nga personazhet e njohur, por dhe artdashës të ndryshëm kudo ndodhen. Së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima e cila ka ndarë në ‘Instastory-n’ e saj një foto të protestuesve në Kosovë rreth këtij akti, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme. Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë zhvilluar sot një protestë, duke u solidarizuar me artistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Me pankarta në duar, mbi të cilat shënoheshin mesazhe të ndryshme dhe me një distance 2 metra nga njëri-tjetri, qytetarët kanë protestuar të qetë dhe pa incidente. Ata kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” etj. Pas këtij veprimi, Kokëdhima ka treguar mbështetjen e saj duke shkruar: “O Dardani o tokë e bekuar. Ju dua, jeni më e mira jonë”.

Kujtojmë se ditën e sotme protesta përpara godinës së teatrit kombëtar solli një sërë problemesh dhe përplasjesh midis forcave të vendit dhe protestuesve të shumtë në të./revistawho.com