• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Programet sportive, një tjetër bukuroshe i bashkohet ekranit…

Është kthyer tashmë në trend që emisionet sportive të kenë pjesë të stafit të tyre një vajzë bukuroshe. Ndër të parat vajza të ekranit që kanë drejtuar programe të tilla kanë qenë ish Miss Albania, Hygerta Sako, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Sonila Meço, Amarda Toska, gazetarja Enkeleida Zeko, e duke vijuar me të tjera bukuroshe si, Ilda Bejleri, Bora Zemani, Viola Spiro, etj.

Por një tjetër moderatore simpatike pritet të drejtojë një format të tillë televiziv dhe ajo është Daljana Sejdia. Daljana është një emër i ri në fushën e televizionit, por shumë premtuese. Ajo ka qenë moderatore e programit rinor “Next” në Vizion Plus, ka qenë pjesë e televizionit Agon Channel dhe së fundmi e kemi parë të drejtojë edhe programin “Quiz Tv Show” në News 24.

Në po të njëjtë logo televizive Daljana pritet të drejtojë edhe programin sportiv, 90+ që siç ka mësuar ‘revistawho.com’ do të jetë shfaqet gjatë fundjavës. Nga ana tjetër burime për ‘revistawho.com’ kanë treguar se Daljana do ta drejtojë e vetme këtë program me dy të ftuar në studio, por pjesë e tij do të bëhen edhe teleshikuesit, të cilët do t’i përgjigjen quizeve sportive./revistawho.com