• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Problemet me ‘Instagram-in’ për Rinën nuk kanë fund, ja çfarë e ka acaruar kësaj here reperen

Rina Balaj ka pasur herë pas here probleme me llogaritë në rrjetet sociale. Disa muaj më parë, adresa e saj në ‘Instagram’ u mbyll dhe i kaloi një artisti tjetër në kompaninë ku ajo ka qenë më parë. Ndërsa së fundmi duket se reperja ka probleme edhe në llogarinë aktuale, pasi nuk mund te publikojë, të ndjekë, të pëlqejë apo komentojë në postimet e ndryshme.

Kjo gjë duket se e ka acaruar jo pak Balaj, e cila me anë të një postimi në ‘Instastory’ ku ka treguar çfarë i ka ndodhur, nuk ka hezituar t’i drejtohet keq dhe vetë kompanisë së ‘Instagram’.

Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur me llogarinë e saj, por këtë pritet të na i zbulojë vetë Rina në ditët në vijim./revistawho.com