• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Pritjes i erdhi fundi”, Evi Reçi nis kapitullin e ri për ‘Vizoni i Pasdites’

Gjatë kësaj jave është bërë publik lajmi se Evi Reçi do të jetë moderatorja e re ‘Vizioni i Pasdites’, pas largimit të Anila Çela për një tjetër program në ‘Vizion Plus’. Lajmi u bë i ditur ekskluzivisht nga RevistaWho.Com pak ditë më parë dhe që prej atij momenti kurioziteti për këtë hyrje të re në ekranet shqiptare vetëm është shtuar. Tashmë pritjes i ka ardhur fundi dhe këtë e ka bërë të ditur ish-moderatorja, Anila ditën e djeshme, por edhe vetë Evi me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Pritjes i erdhi fundi! Një rrugëtim i ri dhe një sfidē e re për mua sapo ka nisur. Jam shumë e nderuar dhe e lumtur për këtë besim që @vizionplustv më dha. Do të jemi bashkë nga e hëna në të premte nga ora 17:50 tek @vizionipasdites, më shumë tema dhe të ftuar! Shihemi! Ps: së shpejti do të keni dhe muzikë të re nga unë! Stay tuned…”,-ka shkruar Reçi, duke zbuluar kështu se nuk do qëndrojë larg muzikës pavarësisht angazhimeve të reja në televizion.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka pasur edhe më herët eksperienca në media. Ajo ka punuar në gazetare dhe spikere radiofonike për një kohë të gjatë, por kjo do të jetë eksperienca e parë si moderatore në një program pasditeje./revistawho.com