Prej ditësh është bërë e ditur se Albani dhe Miriami, një nga çiftet më të dashur për të gjithë, do të rikthehen pas thuajse 7 vitesh me një bashkëpunim tjetër. Madje Miriami zbuloi se pjesë e klipit do të ishte edhe vogëlushja e tyre, Ameli. Ky bashkëpunim që po pritet me shumë kënaqësi nga të gjithë do të quhet ‘Dhurata’ dhe do të publikohet me 28 nëntor, pēr ditëlindjen e Ameli. “Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju”-ka shkruar ajo. Me siguri kjo këngë është dedikim për dhuratën më të bukur që zoti iu bëri çiftit, Amelinë e bukur.