• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pritjen e ëmbël e përjetoi larg vëmendjes së mediave, Sophie Turner ndan si rrallëherë një kujtim nga muajt e shtatzënisë

Disa javë më parë, Sophie Turner dhe partneri i saj, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë që vendosën ta quajnë Willa.

Sohpie u përpoq që pritjen e ëmbël ta mbante larg syrit të mediave, duke e bërë lajmin të ditur vetëm në javët e fundit të shtatzënisë. Pas ardhjes në jetë të vajzës, Sophie ka ndarë disa ‘selfie’ nga shtëpia e saj, ndërsa së fundmi është bërë nostalgjike dhe për pritjen e ëmbël.

Ajo ka ndarë si rrallëherë disa momente ku shihet me barkun e rrumbullaksour, duke shijuar diellin së bashku me qenushin e saj në pishinë.

Një kujtim i vetëm i Turner ka bërë që ndjekësit të lënë një sërë komentesh dhe të kërkojnë gjithashtu të tjera momente nga vetë Sophie gjatë shtatzënisë./revistawho.com

View this post on Instagram

🤰 💕 ☀️

A post shared by Sophie Turner (@sophiet) on