• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pritet të publikojë albumin më të ri, Blero zbulon detajin e veçantë të kopertinës

Që nga fillimet e tij Blero ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe vazhdon të ruajë të njëjtin ritëm ende dhe sot. Artisti numëron shumë këngë në repertorin e tij muzikor dhe deri më tani 7 albume. Blero ka vendosur ta rrisë këtë numër, duke qenë se shumë shpejt pritet të publikojë albumin e tij të tetë që do të mbajë këngë të reja. Për herë të fundit ai ka realizuar një album në vitin 2013-të, ndaj fansat e artistit po e presin me padurim këtë projekt të tij të fundit. Ky album, i cili do të mbajë emrin “6 copë jetë” duket se mbart një kuptim shumë të veçantë për këngëtarin. Sot ai ka zbuluar një detaj mjaft special, që lidhet me një nga personat më të rëndësishëm në jetën e Bleros. Këngëtari ka treguar se në kopertinën e albumit të ri ka vendosur foton e babait të tij, që i ka qëndruar pranë në gjithë këto vite. Blero e ka publikuar foton e albumit në ‘Instagrm’ dhe përkrah saj ka shkruar: “Kopertina e albumit tim me foton e babit. Heroi im. ‘6 copë jetë’ vjen së shpejti”.

Duket se fotoja e babait të këngëtarit është realizuar vite më parë, por për Bleron është shumë e veçantë. Babai i artistit është jo pak i njohur, sepse me profesion ai është shkrimtar. Bajram Muharremi ka shkruar disa libra dhe Blero ka treguar gjithmonë se ndjehet mjaft krenar për të. /revistawho.com