Ditën e sotme, Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Geraldine. Vogëlushja ka trashëguar emrin e Mbretëreshës dhe ky lajm është dhënë në një njoftim zyrtar së fundmi.
Njoftim Zyrtar
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.
Falenderojme ekipin mjeksor:
MJEKET:
Dr.Merita Alushani – Operatore
Dr.Maksim Gjoni – Asistenti I pare
Dr.Gerta Semini – Asistenti I dyte
Dr.Zef Delia – Anestezist
Dr.Lorenc Buzo – Anestezist
Dr. Shahe Berisha – Neonatologe
MAMITË
Dhurata Boka
Rudina Tafaj
Rabije Allaraj
Majlinda Pasha
Mimoza Vogli
Aferdita Dizdari