• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Prindër në mënyrë natyrale 74 dhe 54 vjeç, historia e pabesueshme e çifit shqiptar nga Lezha!

Duket si nga ato historitë e pabesueshme si në filma, por ja që është e vërtetë dhe i ka ndodhur një çifti shqiptar nga Lezha.

Franko dhe Marjana, përkatësisht 78 dhe 58 vjeç janë  bërë prindër në një moshë kur të paktën për femrën është thuajse biologjikisht e pamundur, sidomos në mënyrë natyrale pa trajtime fertiliteti.

Historinë e tyre ata e kanë treguar në ABC news, ku kanë prezantuar edhe djalin e tyre, Endersonin, i cili tani është 4 vjeç.

Nëna e tij dëgjoi në moshën 54 vjeçare për herë të parë të rrahurat e zemrës së një bebi brenda saj. Endri është fryt i një historie dashurie të pazakontë, ndaj pa ekzagjerim mund të quhet një fëmijë mrekulli.

Franko dhe Marjana u njohën në punë e ndonësë me 20 vite diference nga njeri-tjetri, ndjenjat nuk mund t’i komandonin. Franko për rrethana të jetës u martua dhe krijoi familjen e tij, por edhe pse kaluan vite zemra e ktheu përsëri në dashurinë e tij të vjetër.

“Reagimi nëpër shokë nuk ishte i mirë, por s’më ka bërë pershtypje. Për familjen më ka ardhur keq. Për gruan…se ishte një nënë e mirë e kalamajve, por jeta paska të vetat.”, rrëfen Franko.

Pas ndarjes së Frankos dhe ribashkimit të çiftit, të dy emigruan drejt Italisë dhe fëmijët e Frankos ishin për Marjanën njejtë sikur t’i kishte femijët e saj. Por erdhi një moment në jetë që instikti i mëmësisë u rebelua brenda saj…

“Ishim një ditë duke parë televizor. Ishin dy artiste qe kishin lindur njera në moshën 54-56 vjeçare dhe mua më ranë lotë… Më sheh Franko në sy e më tha se ke thënë kurrë që doje një fëmijë.”, tregon Marjana. Por, për Frankon jeta nuk kishte ardhur aspak e lehte dhe për të ishte e vështirë të vendoste’, tregon ajo. Të dy, pavarësisht gjithçkaje të kaluar, jeta më në fund duket se u ka dhënë paqen dhe lumturinë e mbajtur peng për tërë vitet që kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri. Dhe një djalë të shëndetshëm si bekim./revistaëho.com