• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Prindër, kujdes! Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan

Vendi më i rezikshëm për të fjetur një fëmijë është divani, bazuar në një studim të ri. Mbi 9.000 vdekje të foshnjave gjatë gjumit, gati 13% e tyre kanë ndodhur në një divan, ku flinin foshnja nën tre muajsh, sipas një studimi të ri të botuar në “Pediatrics”. Studiuesit theksuan se dhe një dremitje e lehtë në divan është një vend i rezikshëm për të fjetur foshnjat. Për të mbajtur fëmijën tënd të sigurt gjatë gjumit ndiqni këto këshilla nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Gjithmonë vendoseni fëmijën tuaj të flejë me shpinë. Foshnjat duhet të flenë në një shtresë të sheshtë, në një krevat fëmijësh apo bazament që përmbush standartet kryesore të sigurisë. Asnjëherë mos e lini fëmijën të flej në një dyshek uji. Mbajini të gjitha objektet si lodrat, jastëkun, batanijen sa më të buta. Një mënyrë tjetër për të zvogëluar rrezikun është ta mbani foshnjen sa më gjatë afër gjirit, duke i ofruar një biberon gjatë dremitjes, me dhomën e në një temperaturë konstante dhe mos të lejoni asnjëherë të pihet duhan në ambientet ku qëndron foshnja juaj./revistawho.com