• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Princi William zbulon “marifetin”: Ja si e vëmë djalin në gjumë

Që Princi i vogël George është mistrec, tanimë e dinë të gjithë. Kështu e thërriste dhe i ati, pasi u rrit pakëz. Teksa nëna e tij Kate Middleton është shprehur publikisht se u dobësua duke i vrapuar nga pas. Duke folur për “vështirësitë” e rritjes së të birit, Princi William u shpreh se atyre i është dashur të vuajnë ca me gjumin. Sipas tij, George qante shumë, flinte pak e mezi e zinte gjumi. Derisa më në fund zbuluan një marifet. Kate dhe William vunë re se i vogli ishte i ndjeshëm karshi zhurmës së ujit. “Mjaftonte vetëm t’ia vije ta dëgjonte dhe pas pak qetësohej”, ka thënë Duka i Kembrixhit për “Hello”.

CLOSE
CLOSE