• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Princi William si çdo baba, ndan me të gjithë shqetësimet e tij në lidhje me vogëlushen Charlotte

Princi William ka gjak mbretëror, por ama kur vjen puna tek prindërimi është njësoj si gjithë baballarët e tjerë. Këtë gjë ai e ka treguar së fundmi edhe gjatë një vizite me Kate Middleton në një park në Blackpool. Gjatë bisedës një banor i zonës i tregoi Princit William se kishte mësuar të kapte flokët e  vajzës së tij falë disa videove në ‘Youtube’. Menjëherë pas kësaj princi rrëfeu “shqetësimet” për flokët me vajzën e tij, Princeshën Charlotte. “Asnjëherë mos provo t’ja kapësh flokët bisht! Është e tmerrshme”, – ka thënë William. Më pas bashkëshortja e tij, Kate, e pyeti nëse do të arrinte t’i bënte një gërshet. “Unë mund t’ja kap flokët bisht, por vetëm kaq sepse nuk ka shumë flokë për t’u praktikuar”, – ka thënë princi me shaka. William dhe Kate nuk e kanë problem që here pas here të ndajnë me njerëzit e thjeshtë problemet e tyre te zakonshme me rritjen e fëmijëve. /revistawho.com