• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princi George dhe Princesha Charlotte të kundërt në karaktere, raporti i tyre mbetet befasues

Burime ekskluzive për revistën ‘People’ kanë zbuluar së fundmi se Princi George dhe Princesha Charlotte janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ata kalojnë shumë kohë së bashku edhe pse 6-vjeçari në fakt është më i rezervuar se motra e tij. George dhe Charlotte kanë mësuar të mbështeten tek njëri-tjetri gjithmonë, ndonëse janë krejtësisht të ndryshëm në tipe. Princesha është më e hapur dhe e çlirët, ndërsa vëllai i saj më i mbyllur dhe i rezervuar.

Vetëm pak ditë më parë, reagimi i princeshës teksa përshëndeste skuadrën e sportistëve bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjerësisht nga ndjekësit e pallatit mbretëror. Ndonëse daljet publike të fëmijëve të dukeshës së Cambridge nuk kanë qenë të shpeshta, ata kanë arritur ta tërheqin gjithmonë vëmendjen e publikut./revistawho.com