• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princi Charles pozitiv me Covid-19, çfarë po ndodh me Dukeshën?

Infektimit nga Koronavirus nuk i ka shpëtuar as familja mbretërore. Së fundmi Clarence House, ka bërë me dije se Princi Charles ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai aktualisht ndodhet i izoluar me simptoma të lehta dhe në gjendje shëndetësore jo të rënduar. Gjithashtu edhe Dukesha e Cornwall i është nënshtruar analizave të cilat fatmirësisht kanë rezultuar negative. “Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe ka shëndet të mirë. Ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk ka virus. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani po izolohen në shtëpi në Skoci”, ka deklaruar Clarence House.

Koronavirusi tashmë është kthyer në një kërcënim për të gjithë botën.