Princeshë Beatrice mori vëmendjen e paparacëve këtë javë kur u fotografua teksa dilte për drekë me mikeshën e saj. E veshur me një fystan të zi geta dhe xhizme, Beatrice e kishte kompletuar pamjen edhe me një pallto në ngjyrë bezhë tipike të stilit mbretëror, e fryrë dhe me rrip në mes. Bezhës dhe të zezës i kishte shtuar edhe një çantë blu të Louis Vuitton.
Në Londër vishen akoma pallto ndaj ruajeni foton për sezonin tjetër./revistawho.com