• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Princesha Beatrice kopjon Meghan Markle? Fansat vënë re detajin e rëndësishëm

Javën e kaluar Princesha Beatrice deklaroi se ishte fejuar me Edoardo Mapelli Mazzi. Miqtë, familjarët dhe fansat e Princeshës së York-ut nxituan për ta uruar atë përmes rrjeteve sociale. Princesha dhe partneri i saj pozuan në disa foto për të treguar se ishin fejuar, duke nxjerrë në pah unazën e Beatrice. Pavarësisht se fotoja ishte shumë e bukur dhe romantike, fansat e familjes mbretërore kanë vënë re diçka shumë të rëndësishme. Sipas tyre Beatrice ka kopjuar Meghan Markle, pasi dy vite më parë Dukesha e Sussex dhe Princi Harry kanë realizuar të njëjtën foto kur njoftuan se ishin fejuar.

Pasi e vunë re këtë gjë ndjekësit në rrjete sociale filluan ta akuzonin Princeshën Beatrice se është një “kopjace e keqe”. Ata janë të bindur se ajo është frymëzuar nga Meghan për të bërë fotot e saj të fejesës.

Megjithatë ka dhe nga ata persona që i kanë dalë Beatrice në mbrojtje, duke thenë se këto debate janë të kota, sidomos tani që princesha po jeton ditët më të bukura të jetës. Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mazzi pritet të martohen vitin e ardhshëm, por ende nuk është zbuluar asnjë detaj në lidhje me datën, vendin e dasmës, apo të ftuarit që do të marrin pjesë. /revistawho.com