• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Princ William është inspiruar që në fëmijëri vetëm nga një figurë amerikane

Princ William ka zbuluar së fundmi në një intervistë të publikuar dje se që prej fëmijërisë është frymëzuar vetëm nga një personazh publik. Për të i ndjeri ish-presidenti John F. Kennedy, ka qenë frymëzim për faktin që çoi një njeri në hënë në kohë rekord.

“Më ka frymëzuar për një kohë të gjatë Kennedy me misionin e tij Moonshot, që e realizoi brenda 1 dekade. Ai është shembulli që çdo gjë mund të duash e arrin madje në kohë rekord”, u shpreh ndër të tjera Princi.

Pas këtij shembulli, William dha një mesazh të fortë për të bashkuar gjithë botën në një, siç bëri Kennedy. Ai tërhoqi vëmendje për gjithë problemet që po has bota aktualisht, të cilat mund të zgjidhen vetëm nëse bëhemi bashkë./revistawho.com